Ndërlidhjet

Pakistan: Vritet vëllai i liderit taliban



Nga Pakistani raportohet se vëllai i Siraxh Hakani, komandanti i luftës në Afganistan, i ndërlidhur me Al Kaidën, është vrarë në një sulm raketor amerikan.

Zyrtarë të paidentifikuar pakistanezë janë cituar të kenë thënë se Mohamed Hakani dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të të vëllait janë vrarë të enjten kur raketa goditi një shtëpi në Vaziristanin verior, afër kufirit afgan.

Siraxh Hakani drejton rrjetin Hakani, që është e lidhur me talibanët dhe Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG