Ndërlidhjet

Kosova e Shqipëria, me status të favorizuar në tregtinë me BE-në



Komisioni Evropian ka rënë dakord të zgjasë dhe për pesë vjetë statusin e vendeve të favorizuara në tregti me Bashkimin Evropian për shtatë shtete të Ballkanit Perëndimor.

Në mesin e vendeve që përfitojnë nga marrëveshja janë Shqipëria, Kosova, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Marrëveshja ka hyrë për herë të parë në fuqi në vitin 2000 dhe heq kufizimet për të gjitha eksportet balkanike drejt BE-së, përfshi detyrimet doganore apo kufizimet në sasi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG