Ndërlidhjet

Jep dorëheqje Tahir Rrecaj


Ka dhënë dorëheqje nga pozita e gjykatësit në Gjykatën Supreme të Kosovë, Tahir Rrecaj.

Rrecaj, i tha Radios Evropa e Lirë se ka dhenë dorëheqje për shkak se nuk është pajtuar me, siç ka thënë ai, "shkeljet e rënda që janë bërë gjatë procesit të riemërimit të gjyqtarve".

“Arsyet me të forta janë për shkak se procesi i riemërimit të gjyqtarëve që nga fillimi ka shkuar me shkelje flagrante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mosrespektim të procedurave”, tha Rrecaj.

Ai tha se dje e ka dorëzuar dorëheqjen në Këshillin Gjyqësor, ku janë dhenë edhe arsyet tjera të dorëheqjes se tij.

Tahit Rrecaj është edhe kryetar i Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
XS
SM
MD
LG