Ndërlidhjet

Gjeorgji-Rusi, hapen pikat kufitare malore



Gjeorgjia dhe Rusia nga e hëna do të hapin disa pika kalimi kufitare në zonat malore.

Pikat kufitare hapen për herë të aprë që nga viti 2006. Kufiri do të jetë i hapur për njerëzit, por dhe për transportin e mallrave. Burimet gjeorgjiane njofotjnë se shtetasit rusë kanë nevojë për viza për të hyrë në territorin e Gjeorgjisë.

Marrëdhëniet Rusi-Gjeorgji kanë njohur përkeqësim të ndjeshëm që nga lufta e gushtit të vitit 2008. Nga ajo kohë Osetia e Jugut dhe Abkazia, rajone që zyrtarisht i takojnë Gjeorgjisë, me mbështetjen e Moskës kanë shpallur pavarësinë.
XS
SM
MD
LG