Izraeli mund të bëjë “diçka të çmendur”, deklaroi ministri i jashtëm i Iranit, Mançur Motaki. Ky i fundit shtoi se megjithatë “Izraeli nuk është në pozita që mund të nisë një luftë tjetër në rajon”.
Komentet e Motakit u bënë pas pjesëmarrjes së tij në Këshillin e të drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
Izraeli, por dhe vendet perëndimore, e akuzojnë Iranin se mbështet ushtarakisht Hezbullahun dhe Hamasin, dy grupe të fuqishme islamike në rajon.