Ndërlidhjet

Hagë: Shtyhet gjykimi i Karaxhiqit



Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime të luftës sot përsëri e shtyu gjykimin e ish liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq.

Karaxhiq përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë.

Gjykimi filloi dje, pas katër muaj ndërprerje.

Karaxhiq sot i tha gjykatës se serbët e Bosnjes ishin vetëm viktima të “terrorizmit shtetëror” të sponsorizuar nga autoritetet boshnjake gjatë luftës së viteve 1992-95.

Në ditën e dytë të gjykimit, Karaxhiq mohoi fajin e serbëve për ngjarjet kryesore të luftës.

Ai tha se rrethimi i kryeqytetit dhe vrasja masive e 8000 burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë ishin menaxhuar apo fabrikuar nga shtetit për ta fajësuar komunitetin serb.
XS
SM
MD
LG