Ndërlidhjet

Pakistan: Nga shpërthimet në Lahore, 20 të vrarë


Raportohet se sot, nga dy eksplodime në qytetin lindor pakistanez, Lahore, janë vrarë së paku 20 vetë dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Sulmet, njëri prej të cilëve mendohet se ishte shpërthim vetëvrasës, kanë goditur lagjet ku ndodhen kapacitetet e agjencive të sigurimit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme

Gjatë muajve të fundit, kanë ndodhur disa sulme të militantëve në Lahore.

Në fillim të kësaj jave, së paku 13 vetë u vranë nga sulmi vetëvrasës ndaj ndërtesës, që përdorej nga forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG