Ndërlidhjet

Gjermania konfirmon marrëveshjen me Francën për Greqinë



Raportet thonë se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi sot kanë arritur “konsenzus” mbi marrëveshjen përfundimtare për Greqinë e pllakosur nga borxhet.

Agjencitë e lajmeve cituan diplomatë të paemëruar të Bashkimit Evropian të kenë thënë se Sarkozi dhe Merkel u takuan para samitit dy ditor për të diskutuar si të ndihmohet Greqia, ku kriza e krijuar nga borxhet e mëdha ka rrezikuar valutën e përbashkët evropiane, euron.

Marrëveshja që i është prezantuar presidentit të BE-së, Herman Van Rompui para fillimit të samitit të 27 liderëve të unionit, pritet të përfshijë ndihma nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, si dhe hua bilaterale brenda BE-së.
XS
SM
MD
LG