Ndërlidhjet

Abaz: Jo bisedime pa ndërprerjen e kolonizimit


Presidenti i autoritetet palestinez, Mahmud Abaz, në hapje të samitit të vendeve anëtare të Ligës Arabe, ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të bisedimeve me Izraelin, nëse nuk ndalet ngritja e vendbanimeve në Jerusalemin Lindor.

“Nuk mund të vazhdojmë bisedimet nëse paraprakisht Izraeli nuk ndërprenë në tërësi kolonizimin e Jerusalemit”, ka thënë Abaz.
Këtë qëndrim të liderit palestinez e kanë mbështetur edhe vendet tjera anëtare të Ligës Arabe.
Izraeli ka pushtuar Jerusalemin Lidnor në luftën e vitit 1967, por bashkimin e tij me Izraelin bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk e ka miratuar. Palestinezët dëshirojnë që kjo pjesë e Jerusalemit të jetë kryeqendër e shtetit të tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG