Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 3 ushtarë gjermanë



Tre ushtarë gjermanë u vranë dhe disa u plagosën rëndë në luftimet e ashpra me kryengritësit talibanë në Afganistanin verior.

Armata gjermane tha se ushtarët po patrullonin në jugperëndim të qytetit Kunduz, kur u sulmuan nga militantët.

Një zyrtar lokal vlerësoi se rreth 200 talibanë ishin përfshinë në luftimet.

AFP raportoi se vdekjet e sotme e çuan në 39 numrin e ushtarëve të vrarë gjermanë në Afganistan që kur Berlini i dërgoi trupat në vitin 2002.
XS
SM
MD
LG