Ndërlidhjet

SHBA: Masa të reja sigurie në aeroporte



Autoritetet në Shtetet e Bashkuara shpallën masa të reja sigurie për kontrollin e udhëtarëve që fluturojnë në Amerikë për kërcënime të mundshme terroriste.

Sekretarja e Departamentit për Sigurinë e Atdheut, Xhenet Napolitano, tha se masat parashohin kontrolle sigurie për skanimin e udhëtarëve.

Sipas masave të reja, një person mund të ndalohet dhe t’u nënshtrohet masave shtesë të skanimit nëse ai ose ajo përputhen me përshkrimin e ndonjë sulmuesi të mundshëm, të dhënë nga zyrtarët e kundërzbulimit.

Masat e reja e zëvendësojnë skanimin e detyrueshëm të të gjithë udhëtarëve që vinin në SHBA nga 14 vende të ndryshme të botës.
XS
SM
MD
LG