Ndërlidhjet

Vatikan: Predikuesi i Papës kërkon falje nga hebrenjtë


Predikuesi personal i Papës sot ka kërkuar falje nga hebrenjtë, pasi i ka krahasuar sulmet ndaj Kishës Katolike dhe Papës, lidhur me skandalin e abuzimeve seksuale të fëmijëve, me “dhunën kolektive” kundër hebrenjëve në histori.

Ati Raniero Kantalamesa, në një intervistë në gazetën italiane, Korriere Della Sera, tha se shpreh keqardhje të thellë, nëse ai i ka lënduar ndjenjat e hebrenjëve dhe viktimat e abuzimeve seksuale.

Grupe të hebrenjve nga e gjithë bota, kanë reaguar ashpër ndaj komenteve të zotit Kantalamesa, gjatë të Premtes së Mirë, duke thënë se ato janë neveritëse dhe fyese.
XS
SM
MD
LG