Ndërlidhjet

Pakistan: 19 të vrarë nga shpërthimi



Të paktën 19 njerëz e kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur në një shpërthim vetëvrasës gjatë një tubimi politik në veriperëndim të Pakistanit.

Shpërthimi në rajonin Dir kishte si cak grupimin laik Partia Kombëtare Auami, e cila është në pushtet në rajon dhe mbështet hapur ofenzivat e ushtrisë kundër militantëve.

Pakistani i lufton Al Kaidën dhe militantët talibanë, të cilët po akuzohen për sulmet në 18 muajt e fundit, shumica e të cilave ndodhën afër kufirit afgan, ku kryengritësit janë strehuar në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG