Ndërlidhjet

Iran: Tre amerikanët ndërlidhen me inteligjencën në SHBA



Ministri i Inteligjencës në Iran i ka akuzuar tre amerikanët e burgosur që e kishin kaluar kufirin Irak-Iran se kanë lidhje me shërbimet amerikane të inteligjencës.

Ministri Heidar Moslehi tha se Teherani ka “prova të besueshme” për t’i mbështetur këto pohime.

Ai nuk elaboroi, por tha se detajet do t’i ofrohen mediave së shpejti.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli mohoi se tre amerikanët kanë ndonjë lidhje me shërbimin e inteligjencës.
XS
SM
MD
LG