Ndërlidhjet

Katër dëshmitarët e parë në gjyqin e Karaxhiqit



Sulejman Cërnçallo, ish zyrtarët e lartë të OKB-së Herbert Okun, David Harland, dhe gazetari Aernut Van Linden do të jenë dëshmitarë në katër ditët e ardhshme në gjykimin e Radovan Karaxhiqit. Zuliç, dëshmitari i parë, në gjykimin e rinisur sot, është i mbijetuar i kampit të Manjaçës.

Në fund të kësaj jave do të dëshmojë dhe dëshmitari i mbrojtur KDZ-064, i cili ka mbijetuar masakrën e Srebrenicës të 11 korrikut 1995.

Karaxhiq përballet me 11 akuza, mes të cilave dhe ato për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG