Ndërlidhjet

SHBA: Siria mund të furnizojë me raketa Hezbollahun


Shtëpia e Bardhë tha se është e shqetësuar për mundësinë që raketat siriane Scud t’i shiten lëvizjes libaneze Hezbollah.

Zëdhënësi Robert Gibs tha se SHBA janë “dukshëm të shqetësuar për armët e sofistikuara që pretendohet se po transferohen”.

Presidenti izraelit Shimon Peres të martën e akuzoi Sirinë për furnizim me raketa Scud, por një zyrtar amerikan tha se nuk është e qartë nëse transferi ka ndodhur.
XS
SM
MD
LG