Lufta kundër Al-Kaidas
5
Ministri i jashtëm izraelit, Silvan Shalom (në të djathtë), duke vendosur një kurrorë lulesh në një sinagogë në Stamboll - Terroristët vranë 23 njerëz, në dy sulme me makina-bombë në sinagogat e Stambollit më 7 nëntor 2003. Gjashtë javë më vonë, më 20 dhjetor 2003, në dy sulmet me bombë kundër caqeve britanike në Stamboll, u vranë 25 vetë dhe u plagosën 450 të tjerë.
6
Një makinë e ndarë mëdysh nga bombardimet në trenat e Madridit më 11 mars 2004 (epa). - INë sulmet më të rënda terroriste në historinë e Spanjës, më shumë se 190 njerëz u vranë dhe mbi 1.700 të tjerë u plagosën, kur 10 bomba shpërthyen gjatë disa sulmeve të koordinuara në katër linja treni në Madrid. Në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën pak kohë më vonë, spanjollët hodhën poshtë qeverinë e tyre pro-amerikanë dhe votuan forcat politike që deklaroheshin për tërheqjen e trupave spanjolle nga Iraku.
7
Autobusi i shkatërruar gjatë sulmeve terroriste mbi sistemin transportues në Londër, 7 korrik 2005 (epa). - Gjatë sulmeve të 7 korrikut të vitit 2007, dy bomba shpërthyen në metronë e Londrës dhe e treta në një autobus, duke vrarë kështu 52 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 700 të tjerë.
8
Një përmbledhje e fotografive të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit (epa). - Kjo fotografi është shfrytëzuar si dëshmi në procesin gjyqësor kundër Zakaria Musavi, i cili më 26 maj 2006, është dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tij në sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Në mars, Musavi kishte dëshmuar se lideri i Al-Kaidas, Osama Bin Laden, e kishte urdhëruar të rrëmbejë një avion dhe ta rrëzojë atë tek Shtëpia e Bardhë.