Lufta kundër Al-Kaidas

1
Ekipet e shpëtimit në Qendrën Botërore Tregtare, 13 shtator 2009 (AFP) - Rreth 3 mijë njerëz janë vrarë në sulmet më të rënda terroriste në territorin e Shteteve të Bashkuara, kur pjesëtarë të Al-Kaidas rrëmbyen katër avionë komercialë më 11 shtator, 2001.

2
Luftëtarë të Aleancës Veriore duke u përgatitur të sulmojnë pozicionet talibane në Khala Zahi, Afganistan, 19 tetor 2001 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka paralajmëruar fillimin e Operacionit për Lirinë më 7 tetor, 2001. Synimi i këtij operacioni ishte të çrrënjosë Al-Kaidan nga Afganistani dhe të heqë qeverinë talibane, e cila kishte ndihmuar në krijimin e këtij rrjeti.

3
Dy turistë kanadezë në Denpasar, Bali, 13 tetor 2002 (epa) - Terroristë të ndërlidhur me rrjetin Al-Kaida kanë shpërthyer një bombë massive të vendosur në një makinë, në një rajon turistik, në ishullin e Indonezisë, Bali, më 12 tetor 2002. Gjithsejt 202 njerëz humbën jetën, kryesisht australianë, në këtë sulm.

4
Një grua shikon dëmet e shkaktuara nga një bombë në një qendër hebreite në Kasablankë, Maroko, 17 maj 2003 (AFP). - Të paktën pesë bomba kanë shpërthyer njëra pas tjetrës në Kasablankë të Marokos, më 17 maj të vitit 2003, duke vrarë 45 njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë. Autoritetet kanë fajësuar Al-Kaidan për këto sulme.