Ndërlidhjet

Austria, Lituania dhe Polonia mbyllën hapësirën ajrore



Shumë shtete në Evropën veriore e kanë mbyllur hapësirën ajrore për shkak të resë së madhe të pluhurit nga vullkani në Islandë.

Austria, Lituania dhe Polonia janë vendet e fundit evropiane që shpallën mbylljen e hapësirës ajrore, pasi më herët fluturimet u anuluan në pjesën më të madhe të Evropës veriore, për shkak se pluhuri vullkanik mund t’i bllokojë motorët e aeroplanëve.

Agjencia e kontrollit të aviacionit, “Eurocontrol”, tha se çrregullimet e trafikut ajror pritet të zgjatin edhe të paktën 24 orë të tjera.

Një zyrtar në administratën presidenciale të Polonisë, tha se çrregullimet mund ta vonojnë varrimin e presidentit Leh Kazçinski dhe gruas së tij në Krakov, ku pritet të marrin pjesë një numër liderësh botërorë.

Mbyllja e hapësirës ajrore mbi Evropë përshkruhet si mbyllja më e madhe që nga 11 shtatori 2001, pas sulmeve të koordinuara terroriste në SHBA.

Mbyllja e fundit ndodhi në kohën kur aviokompanitë filluan të dalin nga recesioni.
XS
SM
MD
LG