Ndërlidhjet

Kinë: Arriti në 1706 numri i të vdekurve nga tërmeti


Numri i njerëzve që humbën jetën nga tërmeti i së mërkurës, në pjesën veriperëndimore të Kinës, ka arritur në 1706, raportoi sot agjencia zyrtare e lajmeve, Hsinhua.

Të zhdukur konsiderohen 256 të tjerë.

Tërmeti, që ishte i intensitetit 7.1 shkallë të Rihterit, e goditi të mërkurën një rajon malor jo larg Tibetit, të banuar kryesisht me popullatë tibetiane dhe mongole.

Një numër i madh i shtëpive është shkatërruar, kështu që raportohet se afro 100 mijë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi krye.
XS
SM
MD
LG