Ndërlidhjet

Gejts: Planet e Pentagonit për Iranin po avancojnë


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, thotë se është i kënaqur me planet e Pentagonit për ta kundërshtuar kërcënimin nga programi bërthamor i Iranit.

Ai këto komente i bëri mbrëmë në Uashington, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak.

Zoti Barak tha se Izraeli pret që sanksionet e reja eventuale të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, të jenë “efektive dhe të kufizuara në kohë”.

Më herët ministri Barak u takua me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, e cila tha se Uashingtoni po synon sanksione të reja të ashpra kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG