Ndërlidhjet

SHBA: Udhëheqësit e kompanisë Goldman Saks mbrohen


Udhëheqësit më të lartë të kompanisë Goldman Saks, i kanë mbrojtur veprimet e tyre në krizën financiare, dhe i kanë hedhur poshtë akuzat për vjedhje në këtë kompani.

Por ata u ishin nënshtruar kritikave të dy partive në një panel në Senat, që e heton rolin e kompanisë Goldman Saks në krizën financiare dhe akuzat për mashtrim, që kundër saj dhe një zyrtari të lartë të saj i ka bërë Komisioni për Këmbim dhe Siguri.

Senatori demokrat, Karl Levin, kryesues i Nënkomitetit të Përhershëm për Hetime, tha se “aksionet e kompanisë Goldman Saks demonstruan shpesh se klientët e saj nuk janë parë si klientë të vlefshëm, por si objekte për profitin e vet kompanisë”.
XS
SM
MD
LG