Ndërlidhjet

Kinë: Plagos me thikë 28 fëmijë në foshnjore



Një njeri ka plagosur me thikë 28 fëmijë dhe tre të rritur në një foshnjore në Kinën lindore, në sulmin e tretë të këtij lloji brenda një muaji.

Shumica e fëmijëve të plagosur në sulmin e sotëm në provincën Xhiangsu ishin katër vjeçarë.

Pesë prej tyre janë në gjendje kritike.

Sulmuesi 47 vjeçar është arrestuar.

Dje në një sulm të ngjashëm, një njeri plagosi me thikë 15 nxënës dhe mësuesin e tyre në një shkollë fillore në Kinën jugore.

Po dje, një tjetër sulmues u ekzekutua për shkak se vrau me thikë tetë fëmijë, të cilët ishin duke i pritur prindërit që t’i marrin nga shkolla.
XS
SM
MD
LG