Ndërlidhjet

Papandreu: 'Mbijetesa e shtetit' është në lojë



Kryeministri i Greqisë George Papandreu u tha sot ligjvënësve se në lojë është “mbijetesa e shtetit” në negociatat me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Greqia po zhvillon negociata me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndihmën prej 45 miliardë eurove, për të cilën Athina thotë se i nevoitet deri në 19 maj që të shmangë borxhe të reja.

Po sot. Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso shprehu bindjen se bisedimet do konkludohen “në ditët e ardhshme”.

Dje në qendër të Athinës, policia greke u përlesh me protestuesit, të cilët kundërshtojnë masat e kursimit.

Plani nuk është popullor shkaku i kushteve, për të cilat protestuesit thonë se do të bien mbi kurrizin e njerëzve të thjeshtë.

Vendi përballet me valë të re grevash dhe ndërprerje të punës në ditët e ardhshme, ndërsa për 5 maj është thirrur grevë e përgjithshme.

Tregjet financiare sikur u stabilizuan pas lajmeve se ndihma për Greqinë është e pashmangshme. Bursat aziatike sot gjithashtu shënuan rritje, ndërsa euroja pak u ngrit nga niveli më i ulët ndaj dollarit.
XS
SM
MD
LG