Ndërlidhjet

SHBA, Rusia dakordohen mbi anekset e traktatit START



Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord mbi anekset e Traktatit për Reduktimin e Armatimit Strategjik, i cili bën thirrje për reduktim të arsenaleve bërthamore në të dy vendet.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se tre anekset i përcaktojnë hapat teknikë mbi mënyrën e verifikimit të palëve se i përmbahen kushteve të traktatit.

Marrëveshja parasheh që dy vendet të ulin numrin e kokave bërthamore në 1,550, që është 30 % më pak se marrëveshja e mëparshme.

Traktati tash duhet të ratifikohet nga ligjvënësit e dy vendeve.
XS
SM
MD
LG