Ndërlidhjet

Bratisllavë: Greqia të veprojë para se të marrë hua



Kryeministri sllovak Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta marrë parasysh të sigurojë ndihma financiare për Greqinë përderisa ky vend nuk fillon t’i shkurtojë shpenzimet.

Eurozona, ku prej vitit 2009 bën pjesë Sllovakia, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e mbështetën të dielën ndihmën prej 145 miliardë dollarëve për Greqinë.

Pjesa e Sllovakisë do të tejkalojë 800 milionë eurot.

Tash “askush nuk kujdeset për Greqinë, ne tash po lufotjmë për euron”, tha Fico.
XS
SM
MD
LG