Ndërlidhjet

Tbilisi: Protestuesit përleshen me policinë



Policia speciale e Gjeorgjisë u përlesh sot me protestuesit në kryeqytetin Tbilisi, ndërkohë që tensionet kanë nisur të rriten në prag të zgjedhjeve lokale.

Policia i shpërndau qindra protestues antiqeveritarë gjatë një parakalimi të policisë në paralagjet e kryeqytetit, në të cilën foli presidenti Mihail Sakashvili.

Udhëheqësit e opozitës thanë se tre njerëz janë plagosur.

Zgjedhjet lokale të 30 majit janë të votimet e para që nga lufta e shkurtër e Gjeorgjisë me Rusinë në gusht, 2008.

XS
SM
MD
LG