Ndërlidhjet

Netanjahu: Paqja e pamundur pa kontakte direkte



Kryeministri i Izraelit, Benxhamin Netanjahu, tha se paqja me palestinezët do të jetë e pamundur pa bisedime të drejtpërdrejta. Duke folur para kabinetit të tij, Netanjahu, kërkoi që të lëvizet nga bisedimet me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, në kontakte direkte me palestinezët.

Organizata për Çlirimin e Palestinës, të shtunën, miratoi bisedimet jo të drejtpërdrejta me Izraelin, duke i hapur rrugën bisedimeve të para pas 18 muaj ndërprerje.

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll, sot është takuar me drejtues palestinezë, përpara largimit drejt Uashingtonit.
XS
SM
MD
LG