Ndërlidhjet

Japoni: Rreth 33 mijë vetëvrasje në vit



Numri i vetëvrasjeve në Japoni në vitin 2009 ishte rreth 33.000, thuhet në një raport të publikuar së fundi.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Policisë Kombëtare, vitin e kaluar në Japoni ka pasur 32.845 vetëvrasje, që është 1.8 % më shumë se në vitin 2008.

Raporti thotë se rreth 72 % e vetëvrasjeve i kanë kryer meshkujt, kryesisht për shkak të krizës ekonomike dhe largimit nga puna.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Japonia është e dyta për nga numri i vetëvrasjeve në botë, pas Rusisë.
XS
SM
MD
LG