Ndërlidhjet

Irak: 10 të vrarë në stadium



Autoritetet irakiane thanë se një sulmues vetëvrasës ka hedhur sot veten në erë në mes të turrmës së njerëzve që ndiqnin një ndeshje futbolli në Irakun Verior, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 njerëzve.

Dhjetra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në stadiumin në qytetin Tal Afar, rreth 60 km në Perëndim të Mosulit.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Al Kaida në Irak premtoi një fushatë të dhunës në ditët që vijnë.
XS
SM
MD
LG