Ndërlidhjet

Karzai takohet me Kameronin


Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka arritur në Londër, pas vizitës së tij katërditore që zhvilloi në Uashington. Zyra e Karzait njoftoi se ky i fundit do të takohet me kryeministrin e ri britanik, Dejvid Kameron.

Bëhet e ditur se Karzai dhe Kameron “do të zhvillojnë bisedime për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve”.

Rreth 9 mijë trupa britanike po luftojnë kryengritjen e talibanëve në Afganistan, së bashku me forcat e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s.
XS
SM
MD
LG