Ndërlidhjet

SHBA: Kongresi do të presë për sanksionet naj Iranit



Ligjvënësit amerikanë nuk presin që Kongresi t’i miratojë sanksionet e reja kundër Iranit të paktën deri nga fundi i qershorit, për t’u dhënë Kombeve të Bashkuara kohë të mjaftueshme që të vendosin një raund të ri sanksionesh ndërkombëtare kundër Republikës Islamike për programin bërthamor.

Kryesuesi i Komitetit të Bankave në Senat, Kris Dod, dhe kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën Përfaqësuese, Hauard Berman thanë se kanë vendosur t’i vonojnë sanksionet e reja, për shkak se besojnë se “sanksionet e ashpra multilaterale janë mjetet më efektive për ta bindur Iranin që t’i ndëpresë përpjekjet për prodhimin e armëve bërthamore”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë në javët e ardhshme për raundin e ri të sanksioneve kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG