Ndërlidhjet

Bakiev në listën e Interpolit



Autoritetet e Kirgizisë e kanë vendosur ish presidentin Kurmanbek Bakiev në fletëarrestin e Interpolit, deklaroi Azimbek Beknazarov, përgjegjës për sigurinë në qeverinë e përkohshme.

Para disa javësh, qeveria e përkohshme e Kirgizisë ia mori Bakievit imunitetin dhe privilegjet e statusit të presidentit.

Autoritetet e Kirgizisë e akuzojnë Bakievin se është përgjegjës për vrasjet masive në protestat e 7 prillit, 2010, kur e humbën jetën më shumë se 89 njerëz.

Presidenti i përmbysur i Kirgizisë ka marrë strehim politik në Bellorusi.
XS
SM
MD
LG