Ndërlidhjet

Çeki: Zhvillohen zgjedhjet parlamentare



Kanë filluar votimet për zgjedhjen e parlamentit të ri në Çeki. Anketat e opinionit tregojnë se Partia Socialdemokrate kryeson, por nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë.

Partitë që të hyjnë në parlament duhet të fitojnë më shumë se 5% të votave. Çekia, që nga marsi i vitit 2009, është drejtuar nga një qeveri e përkohshme. Kjo qeveri u krijua pas rrëzimit të kabinetit të drejtuar nga partitë e qendrës së djathtë.

Zgjedhjet parlamentare do të zgjasin dy ditë.
XS
SM
MD
LG