Ndërlidhjet

SHBA: Së shpejti fillon operacion i ri i kompanisë BP


Shtëpia e Bardhë tha se sasia e naftës dhe e gazit, që ka rrjedhë nga një pus i dëmtuar i kompanisë BP në Gjirin e Meksikës, mund të rritet për 20%, derisa po vazhdojnë përpjekjet për ndaljen e rrjedhjes.

Lidhur me përpjekjet e reja është informuar edhe presidenti Barak Obama.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, njoftoi se operacioni i ri “sipas BP-së, me gjasë, do të filloj të hënën apo të martën”.

Zyrtari i lartë amerikan, Thad Allen, tha se, sipas urdhëresës së presidentit, burimet qeveritare dhe ato për pastrimin e hapësirave të prekura do të trefishohen.
XS
SM
MD
LG