Ndërlidhjet

SHBA: Nuk u lejua fluturimi i aeroplanit me personin e kërkuar


Një fluturim i kompanisë Aeromexiko nga Parisi për në qytetin e Meksikos, nuk u lejua të fluturonte në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, pasi raportohej se në aeroplan ndodhet një udhëtar i kërkuar.

Zëdhënësja e Administratës për siguri të transportit, Lauren Gaches, tha se njeriu, emri i të cilit nuk është publikuar nga zyrtarët, ishte nxjerrë nga aeroplani dhe arrestuar në një aeroport ndërkombëtar në Montreal.

Udhëtarët e tjerë, pas kontrollit, e vazhduan fluturimin.
XS
SM
MD
LG