Ndërlidhjet

Nuk ka bazë ligjore për hetimin e masakrës së Katinit



Nuk ka bazë ligjore për hetimin e masakrës në Katin në vitin 1940, deklaroi sot prokurori publik i Rusisë, Sergei Fridinski.

Interesimi për vrasjen e mijëra oficerëve dhe figurave të njohura polake nga forcat sovjetike përsëri u riaktualizua pasi Rusia dhe Polonia vendosën t'i forcojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Bashkimi Sovjetik e mori përgjegjësinë për masakrën në vitin 1990, ndërsa hetimet përfunduan në vitin 2004.

Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev dërgoi disa vëllime të dokumentave të hetimeve tek autoritetet polake.
XS
SM
MD
LG