Ndërlidhjet

OKB: Krijohet komisioni faktmbledhës


Këshilli për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për krijimin e një komisioni të pavarur faktmbledhës, për të hetuar sulmet e Izraelit në konvojin e anijeve humanitare që lundronin në Gaza.

Rezoluta u miratua me 32 vota për, 3 kundër dhe 9 abstenime. Shtetet e Bashkuara ishin në mesin e atyre që votuan kundër.

Sulmet shkaktuan kritika të shumta ndërkombëtare dhe tendosje të marrëdhënieve izraelito-turke.
XS
SM
MD
LG