Ndërlidhjet

Londër: BP nuk ishte e përgatitur për katastrofën në Gjirin e Meksikës


Shefi ekzekutiv i gjigantit energjetik të Britanisë, BP, tha se kompania ishte kapur në befasi nga derdhjet e naftës në Gjirin e Meksikës dhe se ishte e papërgatitur për ndërmarrjen e hapave.

“Financial Times” citon Tony Haywardin të ketë thënë se ishte “plotësisht e drejtë” të kritikoheshin përgatitjet e kompanisë, porse shanset për shpërthime të tilla, sipas tij, janë “një në një million”.

Rrjedhja e naftës tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe po u ofrohet plazheve në veriperëndim të Floridës.

Rrjedhja, që filloi gjashtë javë më parë, konsiderohet më e madhja në historinë e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG