Ndërlidhjet

Bangladesh: 100 të vdekur nga zjarri



Autoritetet në Bangladesh thonë se më shumë se 100 njerëz e kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur në zjarrin masiv që shpërtheu në kryeqytetin Daka.

Zyrtarët thanë se zjarri besohet të u shkaktua mbrëmë nga shpërthimi në një transformator elektrik.

Zjarri është përhapur në ndërtesat e afërta në një zonë me popullsi të dendur.

Raportohet se viktimat janë edhe një grup dasmorësh, që vdiqën kur zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese ku zhvillohej ceremonia.
XS
SM
MD
LG