Ndërlidhjet

Iran: Ndërpritet fjalimi i nipit të Homeinit



Një grup i iranianëve e ka ndërprerë sot fjalimin e nipit të ish liderët të Republikës Islamike, Ajatollah Homeini.

Radikalët e konsiderojnë Hasan Homeinin mbështetës të lëvizjes opozitare.

Më herët, presidenti Mahmud Ahmadinexhad e paralajmëroi opozitën për masa të ashpra para protrestave të planifikuara për javën e ardhshme, në njëvjetorin e zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

Ahmadinexhad i bëri këto komente në një fjalim me rastin e 21 vjetorit të vdekjes së Homeinit.

Ai i akuzoi kundërshtarët për shmangie nga ruga dhe mendimet e Homeinit, dhe anim me "armiqtë më të përbetuar" të Iranit.
XS
SM
MD
LG