Ndërlidhjet

Stamboll: Protesta kundër Izraelit


Mijëra protestues me flamuj turq dhe palestinezë, si dhe me parulla anti-izraelite në duar, u tubuan sot në Stamboll, në mbështetje të viktimave që humben jetën gjatë sulmeve izraelite në anijen me ndihma për Gazën.

Turma u mblodh para xhamisë Beyazit, ku u mbajt një shërbim përkujtimor për nëntë aktivistët e vrarë turq.

Izraeli ka marrë kritika të ashpra ndërkombëtare lidhur me sulmet që u zhvilluan në ujërat ndërkombëtare.

Turqia paralajmëroi se mund t’i reduktojë marrëdhëniet ekonomike dhe të mbrojtjes me Izraelin.

Aktivistët thonë se një tjetër anije është në rrugë drejt Gazës, por Izraeli ka bërë të qartë se nuk do të lejojë kalimin e saj.
XS
SM
MD
LG