Ndërlidhjet

Rasmusen: Kosova shkon në kahje të mirë



Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të bisedojnë të enjten dhe të premten në Bruksel për zvoglimin e trupave në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm Anders Fog Rasmussen tha se ministrat do të bisedojnë për “kalimin e KFOR-it në një forcë më të vogël zbrapsëse” në Kosovë, me ç’rast tashmë është bërë “hapi i parë i suksesshëm”.

Lidhur me këtë dhe “hapat e mëtejmë në operacionin tonë në Kosovë”, ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të shkëmbejnë mendime me kolegët e tyre nga vendet që kanë trupa në kuadër të KFOR-it, tha Rasmusen.

Ai tha se “Kosova po shkon në kahje të mirë përkundër ngjarjeve të fundit”, duke theksuar se “qëllimi duhet të jetë përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike”.
XS
SM
MD
LG