Ndërlidhjet

Irak: Dhjetë të vrarë në sulmet me bomba



Të paktën dhjetë njerëz e kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur sot në disa sulme me bomba në Irak.

Njëri sulm u krye në një qendër tregtare të Bagdadit, njoftuan autoritetet e Irakut.

Numri i sulmeve me bomba dhe me armë në Irak shënoi rënie të dukshme vitin e kaluar, por forcat e sigurisë po i shtojnë përpjekjet për të penguar dhunën.
XS
SM
MD
LG