Ndërlidhjet

Talibanët vrasin fëmijën 7-vjeçar



Militantët e dyshuar talibanë kanë vrarë një fëmijë shtatë vjeçar në jug të Afganistanit, pasi e kishin akuzuar se spiunon për qeverinë afgane, tha zyrtari i qeverisë, Daud Ahmadi.

Sipas tij, talibanët e kishin kapur fëmijën në rajonin Sangin në provincën jugore Helmand.

"Militantët e vranë djaloshin shtatëvjeçar, duke e akuzuar për spiunazh për qeverinë afgane", tha Ahmadi duke u thirrur në informatat që familja e djaloshit i kishte dhënë policisë.

Talibanët ende nuk e kanë komentuar incidentin.
XS
SM
MD
LG