Ndërlidhjet

Izraeli lejoi dërgesat e ushqimit në Gaza


Autoritetet izraelite kanë lejuar sot shpërndarjen e sasive të vogla të ushqimit në Rripin e Gazës.

Ushqimi për palestinezët në Gaza më herët ishte i bllokuar. Megjithatë, Izraeli nuk do të lejojë dërgimin e çimentos, hekurit dhe materialeve të tjera ndërtimore, të nevojshme për riparimin e shtëpive të shkatërruara, njofton AP.

Vendimi i autoriteteve të Izraelit për të lejuar dërgesat e ushqimit në Gaza vjen si rezultat i presionit të madh ndërkombëtar, pas sulmeve izraelite në njërën nga gjashtë anijet me ndihma humanitare, ku humbën jetën nëntë shtetas turq.

Turqia, e cila kishte organizuar konvojin me ndihma, thotë se një gjest i tillë i Izraelit nuk është i mjaftueshëm.

“Edhe sikur ta hiqnin bllokadën për të gjitha ushqimet, përsëri nuk do të mjaftonte. Për të jetuar si qenie njerëzore, ata njerëz kanë nevojë për ushqim, barna dhe materiale ndërtimore”, tha kryetari i Komitetit për marrëdhënie të jashtme politike në Parlamentin e Turqisë, Murat Merxhan.
XS
SM
MD
LG