Ndërlidhjet

SHBA-të ftojnë Iranin t’i repektojë të drejtat e njeriut


Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që t’i përmbushë zotimet për respektimin e të drejtave të njeriut, pothuajse një vit pas masave të dhunshme të qeverisë në përleshjet pas-zgjedhore në këtë vend.

E dërguara e SHBA-ve në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, Eileen Chamberlain Donahoe, tha se Irani po diskriminon ende minoritetet dhe po dështon të respektojë lirinë e shprehjes dhe të tubimeve.

Ajo kërkoi nga Irani që “t’u përmbahet të gjitha detyrimeve ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG