Ndërlidhjet

Maqedoni: Zvogëlohen pagat e zyrtarëve qeveritarë


Maqedonia thotë se do t’i zvogëlojë pagat e dysa zyrtarëve qeveritarë, përfshirë edhe atë të kryeministrit, si dhe do t’i anulojë projektet për investime, për të ulur deficitin dhe për të mbrojtur vendin nga kriza e borxhit në Evropë.

Ministri i Financave, Zoran Stavreski, tha se shkurtimet e reja të buxhetit do të arrijnë në 130 milionë euro.

Stavreski tha se pagat e kryeministrit, ministrave dhe zëvendësministrave do të zvogëlohen për 10 për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG