Ndërlidhjet

Iran: Së shpejti kushtet e reja për bisedime



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha se Irani “së shpejti” do t’i shpallë kushtet e reja për bisedime me fuqitë botërore mbi programin bërthamor.

Në një fjalim në Iranin qendror, Ahmadinexhad tha se Teherani nuk do të “frikësohet” nga raundi i katërt i sanksioneve që i vendosi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Komentet e tij pasuan thirrjen e kryediplomates së BE-së Ketrin Eshton, e cila ftoi kryenegociatorin iranian Said Xhalili për t’i vazhduar bisedimet.

Vendet perëndimore dyshojnë se programi bërthamor iranian paraqet mbulesë për të prodhuar armatim bërthamor, por Teherani i mohon këto akuza.
XS
SM
MD
LG