Ndërlidhjet

Obama do të takojë senatorët për ligjin e energjisë



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama do të takohet me senatorët kyçë Republikanë dhe Demokratë në 23 qershor, për të diskutuar si të ecet përpara me legjislacionin për energjinë, i cili aktualisht ka ngecur në Senat.

Takimi, në të cilin do të marrë pjesë republikani Lindsi Graham, një nga autorët e parë të projekt ligjit në Senat, do të zhvillohet në kohën kur presidenti përpiqet t'i shtyjë përpara reformat në fushën e energjisë pas derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës.
XS
SM
MD
LG